Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, ka reaguar duke thënë se strategjia e Presidentit Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it ka dështuar edhe Polica e Kosovës do t’i largojë barrikadat nga katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë vendosura nga bandat kriminalë.
“Strategjia e Vuçiqit për të ushtruar lëshime përmes qasjes “përshkallëzoj në de-përshkallëzim” dështoi dhe dështoi”.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të operojë në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun. Tani do të ndodhë e pashmangshmja, heqja e barrikadave dhe liria e lëvizjes do të mbizotërojë”, ka shtuar Vela në rrjetin e tij social Twitter.
Vučić’s strategy to exert concessions through “escalate to de-escalate” approach backfired & failed. #Kosovo Police will continue to operate throughout ?? territory, including the north.
Now, the inevitable will happen: removal of barricades & freedom of movement will prevail. pic.twitter.com/vzWVyyadF0
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 28, 2022