Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mendon që ditëve të fundit Kosova ka qenë para një rreziku si asnjëherë më parë.
‘’Rreziku ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se në çdo periudhë tjetër që e kemi parë. Të pas pavarësisë. Nga aspekti i sigurisë. Nuk po hy në detaje por rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin, prandaj veprimet tona duhet të jenë mirë të koordinuara e veçanërisht me aletatët dhe të sigurohemi se mesazhet tona të jenë të koordinuara që bota ta kuptojë se çka po bën saktësisht Serbia.’’, tha ajo.


