Avdullah Hoti nga LDK-ja ka reaguar ndaj lirimit të Pantiqit dhe raportimeve të fundit që Vuçiq do të largojë barrikadat, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Hoti thotë se Qeveria Kurti nuk është për asgjë dhe sipas tij barrikadat po largohen nga të huajt, ndërsa siç thotë si
Qeveria e Presidenca po mbajnë konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së.
“Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit”, shkroi tutje Hoti.
Shkrimi i plotë:
Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së.
Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit.
Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani.


