Lajme

Ish shefi i ushtrisë serbe tallet me Vuçiq: Kur është shumë nervoz, i dërgon 6 minahedhës në kufi me Kosovën

12/28/2022 15:02
nga:G B

Ish-shefi i dikurshëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Zdravko Ponosh ka bërë “hajgare” me presidentin Aleksandar Vuçiq, në lidhje me ngritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave të sigurisë së këtij shteti.

“Tashti, ka një rrëfim të çuditshëm. Kur Vuçiq është i hidhëruar, ngritet gatishmëria e forcave të sigurisë, e kur është shumë i hidhëruar, dërgohen në kufi (ngriten) 6 minahedhës me tytë të gjatë”, ka thënë ai në një intervistë për medie në Beograd.

Sipas tij, gatishmëria për luftë ngritet vetëm kur shteti është i rrezikuar dhe kur duhet më patjetër ndihma e ushtrisë.

Ponosh, që tashti është lideri i Lëvizjes “Serbia Centre” ka thënë se ngritja e këtyre ditëve e nivelit të gatishmërisë së forcave të sigurisë, është e paqartë. Ai ka shtuar se dikur dihej pse bëhej kjo dhe secila njësi e dinte nivelin e saj të gatishmërisë.

“I kanë  vendosur edhe policët e trafikut nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm. Ky është një cirk. Vuçiq i ka zier krejt këto gjëra në atë mënyrë që tashti as vetë nuk e di se çfarë do të bëjë me to. Krejt kjo, mendoj unë, do të shërbejë për ta gjetur një skenar që barrikadat të hiqen”, ka thënë Ponosh, transmeton KlanKosova.tv. “Po ngritet çmimi, po krijohet një situatë lufte në mënyrë që të hiqen barrikadat dhe për të thënë mëpastaj – ja, u mora vesh që të hiqen barrikadat, ata (Kosova) ia lejoi barnat policit. Po ngritet pazari në mënyrë që para festës të hiqen barrikadat…Krejt këtë skenar e hartoi Kurti, ai e lexoi sjelljen e Vuçiqit”.

Sipas ish numrit një të ushtrisë së Serbisë, Vuçiq, me rrëfimet për luftën po i adresohet vetëm publikut në Serbinë Qendrore dhe atyre që janë në barrikada.

“Forcat ushtarake që u ngritën në gatishmëri nuk do të përdoren. Kurti e di këtë dhe për këtë arsye sillet ashtu siç sillet. Ushtria e Serbisë nuk do të përdoret përderisa në Kosovë është NATO. Është normale që Patriku (kreu i Kishës Ortodokse Serbe) të shkojë atje poshtë, mund të ndodh që të bisedojë me Kurtin, t’i qetësojë tensionet…Kurti po i lëviz figurat e bardha gabimisht e rreptë dhe po e sfidon reagimin e Vuçiqit…”.