Lajme

Lirimi i Pantiq, Haki Abazi thotë se dështoi i gjithë zinxhiri institucional – kërkon reformim të Qeverisë dhe gjyqësorit

12/28/2022 14:13
nga:G B

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se për lirimin e Pantiqit ka dështuar i gjithë zinxhiri institucional, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë e është urgjente dhe me prioritet reformimi i qeverisë dhe gjyqësorit.

Abazi ka shtuar se qeveria e ka marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër, andaj duhet të sqarojnë se pse po i përdorin metodat e njëjta.

Postimi i tij i plotë:

Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat.

Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet .

Lëshimi i Pantic në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zingjirit institucional.

Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën.

Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër.

Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njejtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njejta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve!