Lajme

Kurti për barrikadat: Nuk negociojmë me kriminelët, i pret arrestimi

12/28/2022 11:09
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se është duke shteruar kohë për heqjen e barrikadave në veri.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë me kriminelët por do t’i arrestojnë ata.

“Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata”, tha ai.

“Por sigurisht se kjo kohë po shteron”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura disa rrugë përmes barrikadave që i kanë vendosur serbët lokal atje qe më shumë se dy javë.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve.