Shota sonte vendosi ta sfidojë pak çiftin Getinjo e Vivien, duke shtruar një pyetje jo shumë të lehtë për reperin.
“Prej 1 deri në 10, sa e do Vivin?”, e pyeti Shota, derisa Getinjo me shaka u përgjigj “11”.
Mirëpo, aktorja insistonte për një përgjigje serioze nga reperi.
E Getinjo kësaj radhe ai dha një përgjigje më bindëse: “Seriozisht shtatë. Dy i shtova për bamirësi për Vitin e Ri”.