Banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien ka treguar bisedën në mes të Lugatit dhe Shotës, teksa ka thënë se aktorja e kishte pyetur diçka rreth krevatit.
Por, sipas saj, Lugati i ishte kundërpërgjigjur goxha ashpër duke refuzuar të përgjigjet direkt, lidhur me këtë ka reaguar edhe Ana.
“Lugati dhe Shota nuk janë duke folur më, krejt po e kuptojmë, por nuk e di pse”, ka thënë Ana.
Por, e vërteta duket se qëndron ndryshe, sepse Lugati dhe Shota po ndajnë krevatin bashkë në dhomën e dënimeve.


