Lajme

Haxhiu nesër mban konferencë për media, MD nuk tregon arsyen

12/27/2022 22:33
nga:Genita C

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 13:30 do të mbajë konferencë për media.

Në njoftimin e MD-së nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër më datë 28.12.2022, mbanë konferencë për media. Konferenca mbahet në ora 13:30 në Ministrinë e Drejtësisë, kati 9, -ish objekti Rilindja”, thuhet në njoftim.