Lajme

Abdixhiku: Rruga e vetme për situatën në veri është koordinimi me aleatët

12/27/2022 21:12
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i vlerësoi zhvillimet e fundit në veri në vendit me vendosjen e barrikadave nga serbët lokal në situatë të rëndë.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku tha se situata është e atillë që institucionet e Kosovës, kanë vështirësi për të shtrirë pushtetin atje.

Sipas tij vendi ynë gjithmonë ka zgjedhur që provokimeve t’i përgjigjet në koordinim me aleatët.

“Rruga e vetme për situatën në veri është koordinimi me aleatët tanë”, tha ai.

Sipas tij tani është situatë e rëndë në veri.

“Është vazhdimësi e provokimeve të Serbisë tash e dy muaj, gjithsesi të paralajmëruara nga komuniteti ndërkombëtar tek ne nga partnerët dhe aleatët tanë, por që fatkeqësisht Kosova nuk ka arritur t’i përballojë me mençuri dhe maturi”, tha ai për RTK .

Ai tha se LDK është përkrahëse e institucioneve, kur është në pyetje Kosova.