Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka regaur sot lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Me anë të një reagimi në “Facebook” Majko është shprehur se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme, dhe sipas tij vendimet e vështira janë afër.
Postimi i plotë:
Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme.
Vendimet e vështira janë afër.
Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb por me ata që shpëton.


