Sporti

Pioli: Festuam titullin pak më herët se sa prisnim

12/27/2022 16:08
nga:Mergim Rreci

Stefano Pioli pranon se Milani nuk e priste të fitonte titullin e Serie A kaq herët, për faktin se klubi kishte pritshmëri që kjo gjë të ndodhte pak më vonë.

Trajneri italian dha një intervistë të gjatë për Sport Mediaset, e cila do të transmetohet e plotë më 29 dhjetor, përcjell GazetaBlic Sport.

“Natyrisht, ne e arritëm këtë objektiv prestigjioz përpara se të mendonim sepse klubi dëshironte të investonte në lojtarë të rinj, kështu që ne prisnim të fitonim pak më vonë”, tha Pioli.

“Nga ana tjetër, ne ia dolëm ta bëjmë këtë menjëherë dhe qartë, 2022 ishte një vit plot kënaqësi për të gjithë ne”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/