Showtime

“Nënën dhe babin bëj shumë të lumtur”, Gjoni motivon me fjalë Stresin

12/27/2022 15:03
nga:G B

Gjoni dhe Stresi kanë bërë sot një bisedë bashkë, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Gjoni ka qenë ai që e ka motivuar Stresin, duke ia përmendur nënën dhe babanë.

“Mos e harro një, nënën tëndë Shpresën dhe babanë tënd i ke bërë shumë të lumtur. Vetëm bëhu i fortë. Ti ke nevojë me përfundu këtë mision që e ke filluar”, u shpreh ai.