Lajme

Lajmet e rreme në mediat serbe, raportime për ‘mobilizim ushtarak’ në Prishtinë

12/27/2022 14:17
nga:Astrit Gashi

Që prej nisjes së situatës së tensionuar në veri të Kosovës në shumë medie serbe ka pasur një përhapje të lajmeve të rreme.

Medie kryesisht proqeveritare në ditët e fundit kanë në faqet e tyre kryesore lajme për mobilizim ushtarak të Kosovës për të larguar nga veriu i Kosovës minoritarët serb, apo se kryeministri Albin Kurti ka një listë të personaliteteve serbe për t’i eliminuar fizikisht.

Të tjerë tituj flasin për 1500 forca të ushtrisë së Kosovë që janë bërë gati për të hyrë në veri, apo lajme se Policia e Kosovës ka hyrë me dhunë te Liqeni i Ujmanit.

Madje ka nga ato lajme që citojnë kryeministrin Kurti që po bën gati ushtrinë që të cenojë integritetin territorial serb.

Raportimet e këtyre medieve flasin edhe për arrestimet që ka bërë policia kosovare, duke i quajtur ato si të paligjshme dhe duke mos deformuar arsyen e vërtetë të ndalimit të tyre që ka të bëj me sulmet ndaj policisë dhe zyrtarëve zgjedhor të Kosovës.

Këto medie në shumë prej artikujve të tyre përdorin etiketime raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve. Gjithashtu ka edhe nga ato që i bëjnë thirrje ndjenjave nacionaliste të serbëve, duke ndikuar më shumë në rritjen e tensioneve dhe ndasive mes dy popujve.

Kjo fushatë e lajmeve të rreme vjen në një kohë që Presidenti serb Vuçiq ka njoftuar kalimin në gatishmëri lufte të ushtrisë./euronewsalbania/