Lajme

I merr fëmijët dhe largohet nga shtëpia, arrestohet burri nga Graçanica

12/27/2022 10:42
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë. I njëjti sipas viktimës femër kishte marrë fëmijët dhe ishte larguar nga shtëpia.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj ka marr fëmijën e tyre dhe është larguar nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe pas këndelljes nga alkooli, me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftim.