Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se modeli rus i manipulimit të kishës po zbatohet edhe nga Aleksandar Vuçiqi, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se edhe mbrëmë Kisha Ortodokse Serbe u bë levë për zhvendosjen e paqes së brishtë në veri të Kosovës, derisa kërcënoi Kosovën dhe u bë inspirim për kriminelët e barrikadave në veri të trios Ëagner – Civilna Zastita – Severna Brigada!
Postimi i tij i plotë:
Modeli rus i manipulimit të kishës po zbatohet edhe nga Aleksandar Vuçiqi.
Mbrëmë ai u takua me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, sikurse dikur kryekriminelët e luftës Karaxhiqi e Mladiqi!
Kisha Ortodokse Serbe i ka penguar në vazhdimësi arritjet e marrëveshjeve paqësore dhe ka nxitur luftërat në ish-Jugosllavi.
Edhe mbrëmë, Kisha Ortodokse Serbe u bë levë për zhvendosjen e paqes së brishtë në veri të Kosovës. Si vegël e Vuçiqit, ajo u rendit në setin e mjeteve luftarake, duke kërcënuar Republikën e Kosovës, dhe së këndejmi duke u bërë inspirim për kriminelët e barrikadave në veri të trios Ëagner – Civilna Zastita – Severna Brigada!


