Lajme

Zelensky: Pothuajse nëntë milionë ukrainas janë pa energji elektrike

12/27/2022 08:50
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha sot se mungesat e energjisë elektrike ende ekzistojnë dhe se pothuajse nëntë milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Zelensky tha në një fjalim video gjatë natës se punëtorët që riparonin rrjetin pas sulmeve të përsëritura ruse kishin rilidhur shumë njerëz gjatë Krishtlindjeve, por se problemet mbetën, raportoi Reuters.

“Sigurisht, mungesa ende ekzistojnë. Kufizimet vazhdojnë,” tha ai.

“Situata këtë mbrëmje në rajone të ndryshme të Ukrainës është se pothuajse nëntë milionë njerëz janë pa energji elektrike. Por numri dhe kohëzgjatja e kufizimeve po zvogëlohen gradualisht”, theksoi Zelensky.