Lajme

Pacolli i reagon Vuçiqit: Shqiptarët nuk do të rrezikojnë kurrë kufijtë apo popullin e Serbisë, ju lutemi mos provokoni

12/26/2022 23:51
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka propaganduar se “shqiptarët po rrezikojnë kufijtë e Kosovës”.

“Shqiptarët nuk do të rrezikojnë kurrë kufijtë apo popullin e Serbisë, siç thoni ju. Ju lutemi mos provokoni, lërini popujt tanë të bashkëjetojnë në paqe. Në këtë mijëvjeçar duhet të ketë përparim, bashkëjetesë dhe bashkëpunim, jo luftë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.