Sporti

Inzaghi i sigurt për raportin me lojtarët: Ata më respektojnë!

12/26/2022 15:21
nga:E K

Simone Inzaghi përgatitet për pjesën e mbetur të sezonit teksa zikaltërit vijojnë garën në Champions League ndërsa shpresojnë të rikuperojnë diferencën në kampionat me Napolin. Së fundmi në një intervistë për SportMediaset, Inzaghi theksoi se marrëdhënia e tij me lojtarët është perfekte ndërsa shtoi se edhe ai me stafin e tij i respektojnë maksimalisht futbollistët që kanë në organikë.

“Raporti me lojtarët? Nuk e di nëse një marrëdhënie shumë e ngushtë me lojtarët mund të jetë pengesë, por di që në të gjitha rastet asnjëri prej futbollistëve nuk ka treguar mungesë respekti ndaj meje.

Për mua kjo është më e rëndësishmja, unë dhe stafi im kemi një raport të shkëlqyer me lojtarët, edhe ata e dinë mirë se shumë i respektoj”, u shpreh Inzaghi.