Pep Guardiola po përgatitet për një rifillim të një sezoni të Premierligës që e ka parë Manchester Cityn e tij të jetë pesë pikë prapa liderit Arsenal. Ndeshja e parë që pret kampionët në fuqi është një vizitë ndaj Leeds.
Para kësaj, Guardiola iu përgjigj pyetjeve të ndryshme dhe kujtoi humbjen më të dhimbshme në karrierën e tij. Ishte në sezonin e tij të parë në drejtimin e Bayern Munichut, kur në vitin 2014 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ai humbi 5:0 në total kundër Real Madridit, të cilët më vonë fituan titullin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo është humbja ime më e keqe në karrierën time. Nuk isha unë i vërtetë. Bëra gjëra që nuk i bëj normalisht, dëgjova shumë të tjerët. Isha në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ti humbe Dreq, nuk ka rëndësi, do të fitosh një herë tjetër, por të humbësh pa u ndjerë se ke bërë gjithçka mundesh, kjo është më e keqja”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


