Lajme

“Në barrikadën e 11 e diku 800 metra larg Zubin Potokut sonte ka patur të shtëna armësh”

12/25/2022 23:30
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Insitutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli tha se nuk duhet pasur panik për situatën në veri të raportuar nga mediat serbe, raporton Gazeta Blic.

“Në barikadën e 11 ( njëmbëdhjetë) e diku 800 metra largë Zubin Potokut sonte ka patur të shtëna armësh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pa panikë!

Në barikadën e 11 ( njëmbëdhjetë) e diku 800 metra largë Zubin Potokut sonte ka patur të shtëna armësh. Nuk është sulmua policia e Kosovës.

Nga burimet e Institutit tonë, bëhet fjalë për gjuajtje me armë por pa detaje a ka qenë gjuajtje në ajrë apo ndonji shkëmbim gjuatje me armë.

Tani situata është qetësuar!
Të jemi korrekt në informim me opinionin e mos të përhapim panikë!