Gremio tashmë ka marrëveshje me Luis Suarez dhe pritet vetëm nënshkrimi i sulmuesit.
Shtypi brazilian garanton se pas Krishtlindjeve, javën e ardhshme, ‘trengjyrëshi’ do të zyrtarizojë nënshkrimin e uruguaianit, përcjell GazetaBlic Sport.
Suarez, 35 vjeç, pritet të mbajë numrin nëntë dhe të nënshkruajë për dy sezone.
Dyqani zyrtar i Gremio tashmë ka nisur printimin e fanellave me emrin e lojtarit dhe pritshmëria është që kërkesa të jetë e madhe.
/GazetaBlic Sport/


