Lajme

Policia e Kosovës demanton raportimin për ndonjë sulm në Zubin Potok

12/25/2022 22:56
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka demantuar raportimin për ndonjë sulm nga serbët në veri të Kosovës.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në reagimin e policisë.

Reagimi i plotë:

Informacion zyrtar

Prishtinë, 25 dhjetor 2022

Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se;

Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.