Lajme

Presidenca: Policia s’është e përfshirë në përleshjet pranë Zubin-Potokut

12/25/2022 22:49
nga:Genita C

Shefi i i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela thotë se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje, raporton GazetaBlic.

Vela përmes një postimi në “Tëitter” thotë se, mediat që janë pro regjimit të Serbisë po raportojnë në mënyrë të rreme, për pëleshjet në veri të vendit.

“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi Vela.