Isco mund të transferohet në MLS.
Siç raporton AS, drejtuesit e Los Angeles Galaxy janë shumë të interesuar për shërbimet e mesfushorit spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.
Isco u nda me skuadrën e Sevillas dhe tashmë është në mesin e shumë e dilemave për të ardhmen e tij, me ofertat që vijnë nga Evropa dhe jashtë saj.
Megjithatë, një ofertë e ‘majme’ nga Los Angeles Galaxy me shumë gjasë nuk do të refuzohet nga spanjolli.
/GazetaBlic Sport/


