Sporti

Këta janë kandidatët për pozitën e trajnerit të Brazilit

12/25/2022 19:21
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Brazilit momentalisht ka mbetur pa trajner.

Tite u largua pas një Kampionati Botëror të dështuar në Katar, atje ku Brazili u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas L’Equipe, Zinedine Zidane, Mauricio Pochettino, Thomas Tuchel dhe Rafael Benitez pretendojnë stolin, i cili u bë vakant pas largimit të Tite.

Drejtuesit e Federatës ishin të interesuar edhe për Jose Mourinhon dhe Carlo Ancelottin, por që të dy e refuzuan ‘Seleçaon’.

/GazetaBlic Sport/