Sporti

Coutinho do të largohet nga Aston Villa

12/25/2022 16:15
nga:Mergim Rreci

Pas lajmeve që raportuan dëshirën e Philippe Coutinho për t’u rikthyer në Brazil, tani ka raportime se Aston Villa është e gatshme të pranojë largimin e tij.

Sipas Football Insider, zyrtarët e klubit autorizuan Kia Joorabchian, përfaqësuesen e mesfushorit 30-vjeçar, për të kërkuar një klub, duke nënvizuar dëshirën për të parë zgjidhjen e situatës gjatë afatit kalimtar të ardhshëm, në janar, përcjell GazetaBlic Sport.

Philippe Coutinho, mbërriti vetëm shtatë muaj më parë në Aston Villa nga Barcelona, ​​në një marrëveshje të vlerësuar në 20 milionë euro.

Këtë sezon ai ishte në formacionin startues në vetëm shtatë nga 13 ndeshjet e luajtura për skuadrën angleze.

/GazetaBlic Sport/