Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook, ku shihet një numër i madh i qytetarëve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Rama e ka përcjellë këtë video me mesazhin “S’po na nxajnë sheshet”.
Rama më herët ka paralajmëruar se sheshi do të zgjatet fillimisht deri te Posta e më pas do të zgjatet deri te “Rrethi i Flamurit”.
Rama ishte kritikuar për bllokimin e rrugës “Xhorxh Bush”, të cilën e ka kthyer në shesh, për shkak të tollovive të mëdha të shkaktuara nëpër komunikacion.