Sporti

Muriqi pasi fitoi çmimin e më të mirit: Jam i lumtur dhe krenar!

12/24/2022 18:44
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi e ka fituar çmimin kryesor të shtunën në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2022” që u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i Mallorcas ka fituar çmimin “Fadil Vokrri” dhe është shpallur lojtari më i mirë kosovar për vitin 2022.

“Ju uroj festat e fundvitit. Jam i lumtur dhe krenar. Falënderoj bashkëlojtarët e Përfaqësueses. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës. Është hera e dytë që po zgjidhem si më i miri. Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi në një lidhje nga Spanja.