Sporti

Armend Thaqi e fiton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Superligën e Kosovës

12/24/2022 18:30
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar sot ceremoninë e më të mirëve të vitit.

Armend Thaqi është vlerësuar me çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një edicion fantastik nga ana e tij, duke shkëlqyer me paraqitjet e tij, si në Superligë e ashtu edhe në Evropë.