Lajme

Kurti thotë se pas Krishtlindjes vendoset për ministrin e Shëndetësisë, në janar dihet koeficienti

12/24/2022 17:14
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se pas Krishtlindjes ka paralajmëruar se do ta bëjë të ditur emrin e kreut të ri të Ministrisë së Shëndetësisë në krye të javës së ardhshme.

“Ne duhet ta marrim një vendim lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht me emrin e ministrit/ministres aty dhe këtë do ta bëj para vitit të ri, madje qysh në fillim të javës së ardhshme. Duhet të keni durim 72 orë ndoshta edhe më pak”.

Kurse kur u pyet për koeficientin në Ligjin e Pagave, tha se kjo do të dihet në muajin janar të vitit të ardhshëm.

“U bë shumë mirë që kalojë Ligji për pagat, nuk duam që ligjet të na rrëzohen nëpër gjykata, prandaj edhe ka marrë kohë. Prej 1 janari hynë në fuqi, 745 milionë euro është total buxheti. Në muajin janar do të vendoset kjo tërësisht, nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me ligjin. Saktësisht në janar 2023”.