Sporti

Arsenal dhe Manchester United në garë për shërbimet e Joao Felix

12/23/2022 23:54
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetës britanike “Mirror”, Arsenali dhe Manchester United janë klubet që aktualisht janë duke udhëhequr garën për të blerë talentin portugez João Félix.

Atlético e Madridit thuhet se do të jetë e gatshme ta huazojë sulmuesin portugez, në vend që të kërkojë një transferim përfundimtar.

“Mirror” thekson se “Los Colchoneros” kërkojnë tetë milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit, pa përfshirë opsionin e blerjes. Klubi që do ta marrë lojtarin, sigurisht që duhet t’i paguajë pagën e plotë.

Felix, i blerë nga Benfica për shumën 126 milionë euro, i kushton klubit madrilen 18 milionë euro në vit. Ish-lojtari i shqiponjave është i vendosur të largohet nga Madridi në merkaton e janarit, pas përplasjes me trajnerin Diego Simeone.