Sporti

Jupp Heynckes i shpëton më të keqes, kryen një ndërhyrje të rëndë në zemër

12/23/2022 21:16
nga:Mergim Rreci

Ish-trajneri i FC Bayern, Jupp Heynckes, i ka shpëtuar një operacioni të rëndë në zemër.

77-vjeçari pati disa bypass në mes të nëntorit gjatë një operacioni të nevojshëm urgjent. “Ajo ishte periudha më e keqe e jetës sime,” tha Heynckes, i cili ishte në njësinë e kujdesit intensiv për rreth dy javë, transmeton GazetaBlic Sport.

Kampioni i botës i vitit 1974 pothuajse nuk ishte shfaqur në publik kohët e fundit. “Nuk prisja një ndërhyrje kaq serioze”, tha ai. Sipas “kicker”, ai tani është duke u shëruar.

Kujtojmë që ai pati suksese të jashtëzakonshme sa ishte në krye të skuadrës gjermane.

/GazetaBlic Sport/