Sporti

Pedri: Doja që Messi ta fitonte Kupën e Botës

12/23/2022 20:30
nga:Mergim Rreci

Pedri nuk e fshehu dëshirën që kishte ta shihte Argjentinën duke ngritur trofeun e Botërorit në Katar.

Lojtari i Barcelonës zbuloi se pas eliminimit të Spanjës, donte që Argjentina të fitonte trofeun, shkruan transmeton GazetaBlic Sport.

“Unë gjithmonë kam thënë se nëse nuk do të kishim më një shans për të fituar Kupën e Botës, doja që Argjentina ta merrte kupën në shtëpi për Leo (Messi). Ai ishte me mua te Barcelona, ​​luajta me të dhe mendova se e meritonte të fitonte. Nuk i kam dërguar ende mesazh, pres të kalojnë disa ditë, që më vonë të paktën ta shohë”, ka treguar lojtari spanjoll në një intervistë për Radio Catalunya.

Pedri ishte i pranishëm në Botërorin 2022 duke përfaqësuar kombëtaren spanjolle.

/GazetaBlic Sport/