Lajme

Ligji për zyrtarët Publik dhe ai i Pagave, Miftaraj: Opozita e institucionet e pavarura t`i dërgojnë në Kushtetuese

12/23/2022 11:30
nga:N M

Dje Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Pagat, raporton Gazeta Blic.

Për ligjin e parë vërejte serioze ka pasur edhe Bashkimi Evropian, por edhe shoqëria civile e partitë opozitare në vend.

Që të dy këto ligje partia në opozitë PDK ka paraljëmruar se do t`i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

E se kështu duhet të ndodh p oe thotë edhe ehat Miftaraj nga IKD-ja.

Reagimi i plotë:

Zyra e Bashkimit Evropian kritikon Ligjin për Zyrtarët Publik. Komentet e tyre nuk janë marr për bazë.
IKD ka dërguar komente si për ligjin për Paga ashtu edhe për Ligjin për Zyrtarët Publik. Komente, sygjerimet, rekandimet pothuajse janë injoruar krejtësisht.
Njejtë kanë derguar komente edhe shume OJQ tjera dhe institucione të pavarura. Janë injoruar njejtë.
Si përfundim, dy ligjet në pjesë të caktuara cenojnë sigurinë juridike dhe financiare të institucioneve të pavarura, dhe çka është shumë shqetësuese administratën publike e kthejnë nga një shërbim civil në shërbim politik.
Partitë opozitare, institucionet e pavarura e kanë obligim ti dërgojnë këto dy ligje në Gjykatë Kushtetuese.
Politikbërja dhe vendimmarrja duhet të bazohet në standardet minimale të pjesëmarrjes së publikut në konsultime publike të qytetarëve dhe grupeve të interesit. Pjesëmarrja nuk konsiderohet se zbatohet në praktikë vetëm përmes dërgimit të komenteve dhe injorimit të tyre nga institucionet publike, pa përgjigje dhe arsyetim me shkrim pse nuk janë marr për bazë komentet.
Praktikë e keqe që duhet të ndalet.

Abdixhiku me bashkëpartiakë nderojnë ish-presidentin Rugova në 33-vjetorin e themelimit të LDK-së