Sporti

“Të riluhet finalja e Katarit” – Tifozët e pakënaqur mbledhin 200 mijë nënshkrime në peticionin drejtuar FIFA-s

12/23/2022 10:02
nga:E K

Gati 200,000 tifozë të pakënaqur kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që FIFA të riluajë finalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës.

Finalja e Kupës së Botës të së dielës së kaluar përfundoi në mënyrë dramatike pasi Argjentina fitoi me penallti ndaj Francës, përcjell GazetaBlic Sport.

Një përdorues i MesOpinions i ka kërkuar FIFA-s të riluajë Francën kundër Argjentinës për shkak të dhënies së padrejtë të penalltisë së Argjentinës, ndërsa pretendonte se Mbappe u faullua në golin e Di Marias.

Në peticionin e ripërsëritjes Franca kundër Argjentinës thuhet: “Gjyqtari ishte i shitur totalisht, nuk pati asnjë penallti + MBAPPE ishte faulluar në golin e dytë të Argjentinës!!!

“Nënshkruani dhe shpërndajeni masivisht që ndeshja të riluhet!

Pavarësisht popullaritetit të peticionit, nuk ka asnjë shans që finalja mes Francës dhe Argjentinës të riluhet.

/GazetaBlic Sport/