Sporti

Raphina nuk bind “katalanasit”, pritet largimi i mundshëm nga Barcelona

12/22/2022 23:03
nga:Mergim Rreci

Kalimi i anësorit Raphinha verën e shkuar nga Leeds United te Barcelona ishte një nga lëvizjet më të bujshme të verës, por tani gjërat duken se kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

Sipas mediave spanjolle, 26-vjeçari mund të rikthehet sërish në Angli dhe kjo mund të ndodhi gjatë merkatos së janarit, kjo për shkak se ish-anësori i Leeds nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë, teksa ka arritur të shënojë 2 dhe asistojë 4 gola në 18 paraqitje sezonale deri më tani me Barcelonën.

Ndërkaq, kujojtmë se talenti brazilian u pagua në total rreth 70 milionë euro nga Blaugrana këtë verë. /i.m /abcnews.al