Lajme

Sveçla: Po presim të veprohet nga KFOR-i, por kemi kapacitetet e nevojshme për largimin e barrikadave

12/22/2022 18:53
nga:Genita C

Duke folur për zhvillimet e fundit në veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se barrikadat e vendosura janë praktikë e njohur për të gjithë, pasi po organizohen nga grupe kriminale të armatosura.

Në një konferencë për media, ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të larguar këto barrikada, por se po presin nga KFOR-i.

“Më duhet të ritheksoj që ne të kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për largimin e këtyre barrikadave, për shkak të situatës jemi në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe presim që sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë apo mund të themi se është rënduar”, tha ai.

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës dhe të mos bien pre e presioneve dhe shantazheve në Beograd.

Situata në veri, Sveçla: Një 14 vjeçar është sulmuar nga bandat kriminale

“Lirimi i Pantiqit është i papranueshëm”, Sveçla: Kemi bërë kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendrën e paraburgimit