Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka vizituar sot ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë, ku po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Ish-kryediplomati i Kosovës ka thënë se Thaçi e Veseli po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht.
“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë! Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!”, ka shkruat Hoxhaj në “Facebook”.


