Lajme

Një kolonë e automjeteve të Kfor-it nisen për në Zveçan

12/22/2022 12:31
nga:Astrit Gashi

Gjatë rrugës për në Zveçan nga drejtimi i Mitrovicës Jugore, përmes vendbanimit multietnik Mahalla e Boshnjakëve, është vërejtur një kolonë me disa vetura të Kfor-it.

Sipas flamurit që gjendet në këto automjete ushtarake, duket se janë pjesëtarë të KFOR-it italianë.

Në Rudar tashmë kanë filluar të mblidhen qytetarët si nga veriu ashtu edhe nga jugu. Ata mbajnë pankarta të ndryshme në duar.