Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vetura shkel një këmbësor

12/22/2022 10:36
nga:Y I

Një këmbësor është shkelur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti .