Cristiano Ronaldo do të transferohet tek Al Nassr në Arabinë Saudite.
Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024 me klubin, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas MARCA, marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, pasi CR7 të vendosë të shkojë në Riad për të nënshkruar një kontratë që do ta bashkojë atë me Al Nassr dhe Arabinë Saudite deri në vitin 2030.
Dy vite e gjysmë si lojtar dhe pjesa tjetër si ambasador i kandidaturës së vendit arab së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizimin e Botërorit 2030.
Që në fillim është folur për 200 milionë euro për secilin prej sezoneve. Siç mund të ketë mësuar MARCA, kjo shumë i referohet dy viteve e gjysmë të tij si futbollist, shumë që do të rritet kur ai të bëhet ambasador i kandidaturës për organizimin e Botërorit.
Nënshkrimi me Al Nassr do të nënkuptojë lamtumirën e Cristiano Ronaldos me futbollin elitar, të paktën në garat e klubeve. Ai nuk ka gjetur vend në Europë dhe me marrëveshjen e tij do të ndihet edhe një herë lider dhe referencë për të gjithë sportistët.


