Sporti

Iniesta: Ata që e urrejnë Messin nuk do ta pranojnë kurrë se ai është më i miri

12/22/2022 08:24
nga:E K

Lionel Messi, kurorëzoi ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës.

Andres Iniesta, ish-shoku i skuadrës dhe kampioni në vitin 2010 me Spanjën, është i kënaqur me triumfin e Argjentinës dhe mikut të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Për mua Messi është më i miri, me ose pa Kupën e Botës. Sigurisht fitorja ishte një burim i madh lumturie, jo vetëm për të, por për të gjithë Argjentinën. Ata e merituan. Jam i sigurt se kushdo që nuk e sheh Messin si më të mirën do të gjejë një justifikim për të vazhduar të mendojë kështu, pavarësisht nëse ai e fitoi apo jo Kupën e Botës. Finalja kundër Francës. Mendoj se ishte finalja më e mirë në histori, për sa i përket golave, emocioneve, gjithçka që ndodhi në ndeshje, pikat e kthesës. Ishte një lojë e jashtëzakonshme për tifozët dhe ishte e denjë për një finale të Kupës së Botës”.

/GazetaBlic Sport/