Lajme

Gashi: Në momentin që koeficienti në pagë nuk i plotëson kërkesat tona, do t’i përdorim të gjitha format sindikale

12/21/2022 22:18
nga:G B

Ali Gashi nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka thënë se në qoftë se koeficienti në pagë nuk i plotëson kërkesat e tyre, atëherë nuk përjashtohet edhe mbajtja e grevës.

Gashi tha se në momentin që ka një vlerë të koeficientit të padinjitetshme, atëherë do t’i konsultojnë anëtarësitë.

“Nëse vendos anëtarësia jonë dhe përcaktohet saktë që thjesht vlera e koeficientit është e padinjitetshme dhe nuk i plotëson pritjet tona nuk përjashtohet edhe mundësia që në bazë të vullnetit të anëtarësisë dhe vendimeve të cilat do t’i nxjerrin nga Bashkimi i Sindikatave në Kosovë dhe Federata. Nuk përjashtohet as greva. Unë nuk po them rebelim, por do të ketë grevë”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai tha se lidhur me këtë çështje, shërbyesve civil u është bërë presion psikologjik.