Sergio Aguero ka një miqësi të kahershme me Leo Messin. Ish-sulmuesi, i cili u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar për shkak të problemeve në zemër.
Gjithsesi, “El Kun” mbështeti si ultras kombëtaren e Argjentinës, që i dhuroi atij dhe gjithë tifozëve Kupën e Botës për herë të tretë në historinë albiceleste.
34-vjeçari iu gëzua edhe fitimit të një basti që kishte vendosur përpara fillimit të Botërorit të Katarit, që sigurisht nuk mund të mos kishte lidhje me Leo Messin.
Aguero vendosi rreth 1 mijë $ që Messi do të shpallej Futbollisti më i mirë i Kupës së Botës. Dhe kështu ndodhi: në fund të turneut, “pleshti” fitoi çmimin individual dhe trofeun e Kupës së Botës.
Shtatë gola dhe tri asiste regjistroi kapiteni në Katar 2022, duke udhëhequr Argjentinën drejt triumfit historik. Aguero u gëzua dyfish, ai fitoi rreth 8 mijë $ nga basti i vendosur për mikun e tij dhe legjendën e Argjentinës dhe futbollit botëror.