Lajme

Szunyog s’drejton gisht ndaj askujt për situatën në veri

12/21/2022 18:35
nga:G B

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka quajtur fatkeqësi dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Me këtë është krijuar vakuum i sigurisë por edhe politik. Është fatkeqësi pasi ndërlikon dialogun, pasi që këto dorëheqje e minojnë marrëveshjen për integrim të 2013-ës”, është shprehur Szunyog për Info Magazine në Klan Kosova.

Lidhur me situatën në veri, ambasadori evropian nuk ka drejtuar gisht ndaj askujt.