FIFA ka nisur votimin për golin më të mirë të Kupës së Botës.
Në garë janë golat nga Al-Dawsari (Arabia Saudite), Gakpo (Holandë), Enzo Fernandez (Argjentina), Luis Chavez (Meksikë), Mbappe (Francë), Seung-Ho (Kore e Jugut), Neymar (Brazil), Richarlison (Brazil, 2x) dhe ish Vincent Aboubakar (Kamerun), përcjell GazetaBlic Sport.
Votimi për çmimin e golit më të mirë po zhvillohet në faqen e FIFA-s dhe përfundon pas 32 orësh.