Kupa e Botës 2022

Leo Messi ishte lojtari më i kërkuar gjatë Kupës së Botës, 22 herë më shumë së për Ronaldon

12/21/2022 18:06
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi ishte lojtari më i kërkuar në internet gjatë Kupës së Botës 2022.

Në vendin e dytë është Cristiano Ronaldo. Ndryshimi? Sipas të dhënave të Google Trends, ‘kërkesa’ për argjentinasin ishte 22 herë më e lartë se për portugezin, përcjell GazetaBlic Sport.

Në top-5 të kësaj liste, braziliani Neymar zë vendin e tretë, finalisti Kylian Mbappe në të katërtin dhe Richarlison në pozitën e pestë.

Duke plotësuar gjithë këtë ‘audiencë’ të Lionel Messit, kujtojmë se sulmuesi argjentinas theu rekordin, këtë të martë, të publikimit me më shumë pëlqime në Instagram, duke kaluar vezën e famshme.

/GazetaBlic Sport/