Lajme

Syla pranon se këtë vit nga FSK janë larguar më shumë pjesëtarë sesa në dy vitet e mëparshme

12/21/2022 17:44
nga:Astrit Gashi

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se këtë vit ka pasur një numër më të madh të pjesëtarëve të FSK sesa në dy vitet e mëparshme.

Ai në “Frontal” të T7 tha se kjo është brengosëse.

“Janë larguar këtë vit më shumë në krahasim me dy vitete e mëparshme, është bregosëse, duhet ti motivojmë që të qëndrojnë”, tha ai.

Syla tha se për të qëndruar pjesëtarët e FSK duhet t’i ofrohen kushte.