Dy tifozë të vdekur, një tjetër i plagosur rëndë (ai që u përplas në asfalt në tentativë për t’u hedhur në autobusin e Argjentinës), për të cilin ende nuk ka asnjë lajm. Një djalë pesë vjeçar në koma.
Katërmbëdhjetë persona të arrestuar për dhunë. Rreth njëzet oficerë të plagosur. Raportime për sulme, grabitje dhe vjedhje makinash, zjarre të ndezur nga banditët, hedhje gurësh dhe përplasje me policisë. Dita e festimeve të çmendura për fitoren e Kupës së Botës ka lënë gjurmë “të zeza” në rrugët e Buenos Airesit.
Euforia kolektive me rreth 4 milionë banorë në sheshe e rrugë ka lënë pasojat e saj në kryeqyteti e Argjentinës. Bilanci. Në fakt, është i rëndë.
Forcat e rendit reaguan ndaj dhunës duke qëlluar me plumba gome për të shpërndarë shkaktarët e dhunës madje autoritet ndryshuan programin, pasi ishte e pamundur që autobusi i zbuluar me triumfatorët e “Katar 2022” të kalonin në sheshin e Obeliskut. Messi me shokë, që kishin ngecur në mes të turmës, u hoqën me helikopter.
Kaosi është ana tjetër e medaljes së një dite të madhe festive, ku gjithçka në Argjentinë ishte fikur.
Një mbështetës është mbytur nga një flamur i ngecur në rrotat e një motoçiklete. Një tjetër 20-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga çatia e një shtëpie. Lëndimi i tij në kokë ishte fatal. Një tjetër u plagos rëndë pasi mori një plagë me thikë pranë Monumentit të Gjeneralit San Martín.
Shqetësuese janë kushtet e një 5-vjeçari të goditur nga një copë mermeri, që u shkëput nga një monument për shkak të tërbimit të turmës. Djali i vogël ndodhet në koma dhe i shtruar në terapi intensive. 14 persona janë arrestuar dhe të paktën njëzet oficerë janë plagosur.
“Dëmi është trefish më i madh, në krahasim me atë që ndodhi në ditën e kualifikimit për në finale. Obelisku? E kishim salduar atë derë pas asaj që ndodhi të dielën e kaluar dhe ata e rrëzuan përsëri”, -tha një burim pranë administratës bashkiake të Buenos Airesit. “Realiteti është se ne kurrë nuk kemi parë dëmtime të këtyre përmasave”.